Lumi Shkumbin i merr jetën 14-vjeçarit

Një i mitur ka gjetur vdekjen gjatë ditës së sotme në ujërat e lumit Shkumbin.

Viktima me iniciale K.A 14 vjeç  banues në fshatin Hotolisht mësohet se ka qenë duke u larë në lumë së bashku me të vëllanë dhe kushëririn e tij, kur është mbytur.

Ata kanë tentuar ta shpëtojnë por nuk kanë arritur.

Policia thotë se 14-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të ujit të tepërt që kishte pirë.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore dhe proceduriale për rastin.

Share With:
Translate »
2181 Views