Lushnjë- Babai tentoi të vrasë djalin sepse nuk punonte
Ditën e djeshme policia e Lushnjës ka bërë me dije se në këtë qytet kishte ndodhur rast dhune në failje. Sipas asaj që bëri me dije policia, Dervish Mezini, 74-vjeç banues në lagjen “Karbunarë e Madhe” në Lushnjë goditi djalin e tij A.Mezini, 45-vjeç. Pas kësaj ngjarje, policia bëri me dije dhe arsyet që e çuan të moshuarin drejt dhunimit të të bërit. 74-vjeçari nuk toleronte dot papunësinë e të birit dhe duke qenë se nuk e mbante dot në shtëpi pa punë ka plasur një debat i fortë që ka çuar deri në goditjen e djalit. Madje i moshuari ka marrë edhe thikën e guzhinës me të cilën ka tentuar të vrasë djalin e tij. Ka qenë ndërhyrja e familjarëve ajo që ka parandaluar ngjarjen e rëndë, duke sinjalizuar policinë. Gjithçka u shënua në orët e vona të së dielës mbrëma, pak para mesnate. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, të moshuarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë model 54, të cilën e mbante pa leje.