Lyrical Son ka një arsye të fortë për të mos e lënë muzikën

Gjatë intervistës që dha për moderatorin Alban Musa në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Lyrical Son foli mes të tjerash dhe për dy vajzat dhe bashkëshorten e tij, Gresën.

“Mundohem të jem sa më afër tyre dhe me qenë shok. Ndoshta e teproj pak saqë e gjej veten diku nën krevat duke luajtur me kukulla. Këtë gjë e ka familja. Nuk ka asgjë në jetë që mundohem me e krahasuar me dashurinë dhe gjithçka rreth çikave të mia, krejt çmimet, hitet, besomë që do i kisha quajtur mbeturina për një teshtimë të vajzës time.”, tha reperi.

Teksa tregoi historinë se si janë bërë bashkë, Lyrical Son tregoi dhe fjalët që i kishte thënë bashkëshortja nëse do të hiqte dorë nga muzika.

Gresa është fanse e imja. E kam pasur shoqe së pari që prej kur ishim fëmijë. Familjen e saj e kam njohur para se të lidhesha me të. Në këtë rast, nuk kemi filluar rastësisht, ka qenë shumë e natyrshme, ka qenë diçka prej Zotit. Ishte gjithmonë në rresht të parë të publikut sa herë kemi kënduar në Prishtinë.

Sa herë që ka dikush që kujdeset për vajzat, Gresa do me qenë aty ku jemi unë dhe Kresha…Më tha: Mos e lini muzikën se nuk kam njeri kë me dëgjuar. Vetëm për ty do të bëjmë një album. Kemi filluar jemi në mes të punës.“, tha Lyrical Son.

Share With:
Translate »
146 Views