Është vajzë! Njëra nga ish-konkurrentet më të bukura të “Big Brother” do të bëhet nënë për herë të dytë

Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga “Big Brother 1” sërish ka një kuriozitet të madh rreth ish-konkurrentëve.

Ilda Gega, ish-banorja e këtij edicioni që me siguri e kujtoni për sherrin e parë live me një tjetër konkurrente të quajtur Mardiola, është në pritje të ëmbël!

Bukuroshja ka publikuar një foto në Instagram ku bie në sy barku i saj i rrumbullakosur ku ka shkruar “Who runs the world? Girls!”. Me këtë shprehje, mesa duket ajo ka konfirmuar edhe gjininë e fëmijës që shumë shpejt pritet të vijë në jetë.

Ilda jeton në SHBA prej vitesh, ku dhe ka gjetur gjysmën e saj më të mirë, Christopher. Ata kanë një djalë së bashku.

Ajo nuk pati mundësinë që të qëndronte në “Big Brother”, mirëpo Ilda mbahet mend në të gjithë fansat e këtij edicioni si një ndër gocat më të bukura aty brenda.

Kujtojmë se ajo i ka dhënë fund beqarisë para pak vitesh ku bujë të madhe bëri dasma e saj.

Ilda dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan mjaft elegant në ngjyrë kremi që i tregonte dekoltenë elegante! Në kërcimin e saj tradicional me partnerin Christo, Ilda duket se po e shijonte shumë këtë ditë, teksa kërcente napolonin mbi supet e të afërmve.

Share With:
Translate »
48 Views