Macja që xhelozon për të! Video e Dard është më e bukura për sot

Gaz Paja dhe Ira Seferi janë treguar gjithmonë shumë të rezervuar kur vjen puna tek postimet për vogëlushin e tyre, Dardin. Ata përpiqen që ta ekspozojnë sa më pak në rrjete sociale, duke e ruajtur deri në fund privatësinë.

Mirëpo sot Ira e ka lëshuar pak dorën dhe ka publikuar si rrallëherë një video të vogëlushit. Shihet se Dardi është rritur shumë, sepse brenda pak javësh ai do të festojë edhe 1-vjetorin e lindjes. Në imazhin e publikuar nga Ira, i vogli shfaqet duke parë nga dritarja dhe belbëzuar, ndërkohë që portreti i tij nuk mund të dallohet.

Siç duket ata kanë qenë larg shtëpisë për pak kohë, pasi Ira ka shkruar me shaka se macja nuk duket shumë e lumtur për rikthimin e Dardit.

Dikush nuk duket shumë i lumtur për kthimin e Dardit…”, ka shkruar bashkëshortja e Gaz Pajës.

Kujtojmë se në qershor të vitit të shkuar çifti i njohur kurorëzuan me martesë dashurinë dhe Dardi është fëmija i vetëm i tyre.

Share With:
Translate »
606 Views