Madonna shpërngulet në Portugali, arsyeja do ju prekë zemrat
Madonna ka ndërmend të bëjë gjithçka që djali i saj të ketë karrierë në futboll. Për këtë arsye ajo ka vendosur te shpërngulet dhe të marrë gjithë familjen e saj në Portugali, atje ku David do perfeksionoje lojën me ekipin “junior” te Benfica Lisbonne-s. Duke qënë se mamanë e saj e ka humbur kur ishte vetëm 5 vjeç pas një kanceri ne gji, ajo i ka premtuar vetes se do bëjë çdo gjë ne mënyrë që fëmijët e saj të kenë arritjet më të mëdha. Në moshën 11 vjeçare, David Banda-s, vogëlushit që ajo ka adoptuar ne Malaëi kur ishte ende ne një lidhje me Guy Ritchi-n, i është dhënë një mundësi e jashtëzakonshme për t’u stërvitur me yjet e ardhshem te ekipit Benfica Lisbonne.
Sipas disa burimeve ai ka qëndruar për një jave me këtë ekip dhe i ka impresionuar të gjithë me talentin e veçante. Kjo është arsyeja pse Madonna ka vendosur qe e gjithë familja e saj, David, motra e tij Mercy dhe binjaket Esther dhe Stella te shpërngulen ne Portugali për te filluar edhe vitin shkollor ne shtator. Këngëtarja ka qëndruar për dy javë në suitën presidenciale ne Ritz në Lisbonne (14.000 euro nata) dhe ka përfituar për te vizituar disa shtëpi ku mund të qëndrojë me fëmijët. Syrin ja ka vendosur një prone të shekullit te 18 me një vlere 5,7 milion euro dhe madje ka gjetur edhe shkollën për vogëlushët. Ata do studiojnë ne liceun francez te Lisbonne-s, ku tarifat i kalojnë 30.000 euro ne vit. Por Madonna, ashtu si çdo nënë tjetër i do aq shume fëmijët e saj saqë nuk bën llogari kur bëhët fjalë për më të mirën e tyre. Kjo në fakt meriton një Bravo të madhe.