Festivali i çuditshëm i Spanjës, ku “djalli” kapërcen fëmijët

Një person i veshur si djalli kërcen mbi foshnjat në festivalin më të çuditshëm vjetor. Quhet “El Coalcho”, apo kërcimi mbi fëmijët, që daton që nga 1620-ta dhe thuhet se pastron foshnjat nga mëkatet, dhe siguron një jetë të lumtur pa shpirtrat e këqinj. Papa i mëparshëm, Benedikti i XVI i kërkoi priftërinjve spanjoll të distancoheshin nga ky rrit, por ai është ende mjaft popullor. Foshnjat që kanë lindur në 12 muajt e fundit vendosen në dyshekë në qytetin spanjoll të Castrillo de Murcia. Më pas një person i veshur me të verdhë dhe të kuqe kërcen mbi dyshekët e fëmijëve. Ndonjë që nuk ka qënë me fat të marrë pjesë në një eveniment të tillë kur ka qënë foshnje thuhet se e kalojnë jetën duke pritur tu ndodhin gjëra të këqija. Origjina e traditës është e panjohur. Papa Benedikti nuk e pranonte këtë rit pasi kisha mëson se pagëzimi me ujë është pastrimi i shpirtit nga mëkatet se sa kërcimi nga djalli.

Share With:
Translate »
727 Views