Mahnit Adelina: “Back to my body”

Përveç se cilësohet si Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili është edhe njëra ndër femrat që ka një bukuri të veçantë. Këngëtarja e njohur po shijon ditë të lumtura të mëmësisë në jetën e saj.

Edhe më herët pas lindjes, ajo na kishte treguar disi me kurriz trupin në plazh, por sot Adelina na e tregon qartazi sesi duket mama e re, disa muaj pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

E ulur në një jaht, me rroba banjo rozë të lehta Adelina duket mjaft në formë. Edhe ajo vetë shkruan se i është rikthyer sërish formave që kishte para lindjes. “Rikthim në trupin tim”, shkruan Adelina bashkëngjitur fotos.

Me siguri këngëtarja e dashur për publikun shqiptar merret me palestër, pasi një trup i tillë direkt pas lindjes është një arritje për të. Ka nga ato vajza të cilat nuk kanë qenë shtatzënë fare, dhe nuk e kanë trupin e saj.

Këngëtarja pak muaj më parë u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Uliks.

Share With:
Translate »
620 Views