Tiranë, e mitura gjendet e vdekur në banesë nga shkaqe misterioze

Një vdekje e mistershme i ka ndodhur një vajze të mitur në kryeqytet. Viktima është shtetasja me inicialet A.LL, banuese në Tiranë.

Gjatë ditës së djeshme e mitura është gjetur në banesën e saj në rrugën “Redion Çeka”,pa shenja jete nga familjarët e saj.

Menjëherë pas konstatimit të viktimës, familjarët e kanë dërguar me urgjencë në spital të renë.

Gjatë kontrollit të bërë dhe tentativës për ti ardhur në ndihmë, mjekët konstatuan se e reja nuk jetonte më.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, ndërsa në trupin e saj nuk ka shenja dhune.

Hetimet lidhur me vdekjen e së resë janë në vijimësi, ndërsa pista kryesore e dyshimit është ajo e ndonjë komplikimi shëndetësor.

Lidhur me rastin materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. 

Share With:
Translate »
919 Views