Maila Obama, nga Shtëpia e Bardhë drejt e në festa të shfrenuara (video)

Në kohën kur babai i saj ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shumë gjëra me siguri i janë ndaluar për t’i bërë Malia Obamës.

 

Tani që Barack Obama nuk është më president, Malia po shfrytëzon lirinë për të bërë gjërat që ëndërronte. Një prej tyre është të ishte prezente në koncertin e përvitshëm të muzikës në Chicago, Lollapaloza. Aq shumë është argëtuar Malian në koncert, sa i është dashur ndihmë për të dalë prej aty.

TMZ ka publikuar videon e largimit të vajzës së ish-presidentit amerikan, në një makinë ku Malia ishte e përgjumur. Por nuk mbaron me kaq.

 

Një tjetër video është publikuar më pas ku shihet Malia e shtrirë gjatë kohës që The Killers ishin ngjitur në skenë. Në fakt nuk ka asgjë për t’u çuditur pasi kështu argëtohen 19-vjeçaret në ditët e sotme. Dhe sigurisht as vajza e Obamës nuk mund të bënte përjashtim.

Share With:
Translate »
770 Views