Majk i mbyll Instagramin të birit? Majlinda zbulon të vërtetën

Të gjithë fëmijët e të famshmëve shqiptarë janë bërë me profile zyrtare Instagrami!

Dikush ia hap vetë Instagramin djalit, si Mozzik me Loredanën për shembull, po ka dhe fansa që u hapin Instagram fëmijëve të të famshëmve siç ndodhi me Ajkën e Besit dhe Xhensilës.

Në rastin e djalit të Majk dhe Majlindës, Roani u bë me Instagram pak kohë pas lindjes. Por fshirja e profilit të tij pak ditë më parë na bëri të mendojmë se ishte vendimi i prindërve për djalin e tyre!

U tha se sipas të gjitha gjasave, se dyshja ka rënë dakord që atij t’i mbyllin profilin në Instagram të cilin e ka pasur për më shumë se një vit.

Por e pyetur nga fansat mbi arsyen pse Roan nuk figuron më në Instagram, Majlinda ka zbuluar të vërtetën.

“Nuk ja kam mbyll, ja kanë hakuar”, ka deklaruar bukuroshja duke zbuluar se nuk bëhet fjalë për mbyllje të llogarisë.

Epo shpresojmë që t’ia rikthejnë sa më shpejt Roan-it Instagramin!

Share With:



371 Views