Majlinda Bregu kujton reliken e gjyshes dhe sakrificat e saj

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka kujtuar sot nëpërmjet një relikeje gjyshen e saj. Bëhet fjalë për makinën qepëse të gjyshes së saj me të cilën ajo kishte sjellë të ardhura në familje. Majlinda e shoqëron postimin me këto rreshta:
“Ime gjyshe, mbi një makinë qepëse “Singer” përkulur gjithë jetën për të mbajtur familjen, nuk e di ku e gjente kohën për t’u shërbyer gjithë atyre burrave në shtëpi. Nuk iu nda asaj makine deri në fund. Unë mblidhja copat e mbetura nga prerjet dhe me to sajonim rrobat dhe jorganët e kukullave që shtriheshin radhë në kuti këpucësh…” /Kids’ Time

Share With:
Translate »
886 Views