Majlinda Zeka zbulon ‘talentin’ e Roanit, ja çfarë bën vogëlushi në shtëpi

Që pas ndarjes nga reperi shqiptar Majk, Majlinda Zeka ka qenë një personazh i komentuar për një kohë të gjatë, kjo sepse Majk dhe ajo nuk u ndanë në mënyrë të paqtë. Për shkak të vogëlushit të tyre Roan, marrëdhënia e tyre tani ka ndryshuar dhe tani si Majk ashtu dhe Majlinda ndajnë shpeshherë foto të djalit të tyre në rrjete sociale. Ditën e sotme, Majlinda ka publikuar një video ku ka zbuluar ‘talentin e fshehur’ të Roanit, i cili mesa duket është pikturimi në mure. “Vizatimi i parë i Roanit”, ka shkruar mamaja e tij krahas videos, ndërsa vetë Roani shfaqet duke kërcyer sa andej-këndej në dhomë tepër i gëzuar. Mëmësia për Majlindën ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, të cilën ajo e ka ndarë shpesh me ndjekësit e saj në rrjete sociale./revistawho.com

 

Share With:
Translate »
853 Views