Makina përplas 17 vjeçaren në aksin Lezhë-Laç

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:45 tek kryqezimi i Rrilës, në aksin rrugor Lezhë-Laç. Një automjet i drejtuar nga shtetasi me iniciale F.D., ka përplasur këmbësoren me iniciale Xh.D., 17 vjeçe, e cila ka marrë demtime.

Vajza është tranportuar menjëherë për në spital, por nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.

Drejtuesi i automjetit shtetasi F.D.është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share With:



217 Views