Makinë të personalizuara për seciën vajzë/ A doni dhe ju një mami si Kris Jenner?

Në familjen Kardashian/Jenner, për festat e fundvitit nuk kanë pranuar dhurata vetëm fëmijët por edhe të rriturit.

Motrat e famshme njihen për dhuratat e veçanta që shkëmbejnë mes tyre si dhe organizimin e festave ekstravagante brenda shtëpisë, por siç duket këtë vit, nëna e tyre vendosi t’ua bëjë dhuratat më të veçanta. Kris Jenner, duket se i ka tejkaluar pritshmeritë e gjithë familjes me dhuratat e saj të fundit.

Nëna e yjeve televizive, Kim, Kourtney, Khloe, Rob, Kendall dhe Kylie, këtë vit u ka blerë atyre 6 makina elektrike të tipit “Moke”.

Makinat kishin ngjyra të ndryshme, si rozë, të verdhë, portokalli dhe të bardhë. Sipas 41-vjeçares, Kim, ajo dhe Khloe i kanë zgjedhur veturat në ngjyrë rozë, kurse ajo e bardhë e personalizuar me një vizatim interesant në të, i takon motrës së tyre të madhe, Kourtney. Supozohet që këto makina t’i kenë kushtuar Krisit rreth 33 mijë dollarë secila.

Share With:
Translate »
137 Views