Mallakastër | 16-vjeçari i merr jetën nuses së xhaxhait dhe e hedh në rezervuar, pasi e kapi duke grabitur

Një grua 50-vjeçare është masakruar nga 3 të rinj më 5 janar në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.

Nipi i bashkëshortit të 50-vjeçares, djali i vëllait, 16 vjeç i hyri në banesë për të vjedhur me dy shokë dhe pasi ajo i ka pikasur e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e 50-vjeçares Drita Saliaj, të cilët denoncuan largimin nga banesa të saj.

Pas marrjes së denoncimit, nga hetimet rezultoi se nipi i bashkëshortit të 50-vjeçares, në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 5 janar kanë shkuar për të vjedhur në banesën e saj dhe pas rezistencës të hasur nga Drita Saliaj, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit  Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i gruas.

Të arrestuarit janë dy 16 vjeçarë dhe një 26 vjeçar. L. S., 16 vjeç, banues në Gjerbës, djali i kunatit të së ndjerës, S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.

/Shqiptarja.com

Share With:
Translate »
419 Views