“Mallkoj veten që ika të marr çaj”/ Nënë e bijë humbin këmbët nga sulmi rus (FOTO)

Një nënë së bashku me të bijën 11-vjeçare kanë humbur të dyja këmbët nga një sulm me raketë në stacionin hekurudhor Kramatorsk.

Ato ishin duke pritur trenin e tyre dhe vendosën që të shkonin të merrnin nga një çaj, ndërsa vëllai binjak i Yana-s, Yaroslav, shikonte bagazhin e tyre. Kështu shkuan në rrjetin social “Facebook”, Spitali i Fëmijëve Shën Nikolla i Shoqatës së Parë Mjekësore të Lviv.

Në këtë postim thuhet gjithashtu se Natalia ende nuk mund t’ia falë vetes që shkuan për të marrë çaj.

Ndërkohë në një intervistë me organizatën United for Ukraine, Natalia thotë se nuk e mban mend zhurmën e shpërthimit, por kujton se me të hapur sytë ka parë gjithçka të mbuluar me gjak dhe njerëz të shtrirë kudo.

Nëna e dy fëmijëve kishte humbur njërën këmbë, ndërsa e bija i kishte humbur të dyja. Spitali deklaron se është duke u kujdesur për to prej disa javësh dhe ato përfundimisht do të shkojnë në SHBA për trajtim të mëtejshëm.

Ajo thotë se Yaroslav ka ndihmuar që të kujdesen për to, duke thirrur infermieret kur ato nevojiten dhe duke shkuar u qëndruar pranë për çdo gjë që kanë nevojë.

Share With:
Translate »
35 Views