Mama e dy fëmijëve në superformë, Ornela Bregu sot 40-vjeç!

Një nga figurat e njohura të ekranit, Ornela Bregu, sot feston ditëlindjen e saj të 40-të. Kjo datë e rëndësishme nuk mund të mos kishte urime të shumta e të ndjera siç ishte edhe ai i gazetares së njohur Zefina Hasanit. Nuk e mohojmë dot që ekranit i ka munguar buzëqeshja dhe eleganca e saj, neve si publik dhe Zefinës në tavolinat mes miqsh.

Në llogarinë e saj në Instagram, Zenfina i ka dedikuar Ornelës një foto dhe bashkëngjitur saj një dedikim të ndjerë e miqësorë.

“Po të ishe këtu ndoshta do të uleshim bashkë ta pinim një gotë për qejfin tonë, por zëre se jemi ulur e po bëjmë gallatë siç bënim gjithmonë kur uleshim. Edhe shumë vite të bukura paç, Ornela, o goca garipe me zemër të madhe e me shpirt po aq të bukur sa dukjen.”, – shkruan Zefina në statusin e saj.

Ornela Bregu prej disa kohësh është larguar nga ekrani dhe momentalisht jeton në Spanjë me familjen por ne mendojmë që kjo foto medoemos do ta bëjë nostalgjike për kohët e bukura të kaluara në Shqipëri.

Share With:
Translate »
990 Views