Mamaja i vdiq kur ishte 5-muajshe, 20-vjeçarja ka një mesazh për gjyshërit

“Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrika e njohur nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan këtë herë mori mesazhin e Laurës, një vajze 20-vjeçare nga Kavaja. Me një histori të trishtë mbi shpatulla, Laura rrëfen se nëna e saj ndërroi jetë kur vajza ishte vetëm 5-muajshe, ndërsa dy motrat e saj 2 dhe 4 vjeç. Babai i saj u largua në emigrim së bashku me vajzën e madhe, ndërsa dy të tjerat u rritën nga gjyshërit e tyre.

Gjyshërit janë edhe arsyeja e ardhjes së Laurës. Ata kanë sakrifikuar shumë për vajzat duke u përpjekur të mos iu mungonte asgjë gjatë rritjes së tyre, të mos ndiheshin të ndara nga fëmijët e tjerë, me aq mundësi të pakta sa kishin e megjithatë, Laura thotë se ndihet krenare për çfarë i kanë dhënë, ndaj mesazhi i saj është mirënjohja:

Laura: Kam ardhur për t’iu dhënë një mesazh që doja t’iu falenderoja për gjithçka që keni bërë për mua dhe për motrat e mia. E di që keni kaluar një fazë të vështirë tani për punën e dajës, por mos u mërzisni sepse daja është shumë mirë.

Ardit Gjebrea: Cili është problemi me dajën?

Laura: Daja është ndarë nga nusja dhe është pa dy fëmijët e tij, ndaj doja t’iu thoja në emër të tij “mos u mërzisni” sepse është shumë mirë.

Share With:
Translate »
169 Views