Mami dhe babi im shkojnë në parlament, unë në shkollë!

Mamatë dhe baballarët deputetë ose ministra i janë kthyer punës pak më herët, kurse sot në bankat e shkollës u ulën vogëlushët e tyre. Ca me buqeta me lule, ca me kukulla në duar e çantë në shpinë dhe të gjithë me buzëqeshjen vesh më vesh: Si Belen e Belinda Ballukut që i bleu lulet për mësuesen, si Martin i Ditmir Bushatit, i lumtur që i takoi shokët e klasës, si Joel i Blerina Gjylametit që ia dhuroi mamit një buzëqeshje tek oborri para se të hyjë në klasë, si vajza me kordele, Ninet e Elva Margaritit dhe si vajza e Rudina Hajdarit që s`e lëshoi kukullën deri tek dera e shkollës. Të gjithë gati për një vit të ri me sfida dhe aventura.

Belen i Belinda Ballukut dhe Sokol Ballës
Martin i Ditmir Bushatit
Joel i Blerina Gjylametit
Ninet e Elva Margaritit
Vajza e Rudina Hajdarit

Share With:
Translate »
427 Views