“Mami, duan të më vrasin”, çfarë zbuluan hetimet për vdekjen e 33-vjeçarit shqiptar në Britani

Një 33-vjeçar shqiptar humbi jetën tragjikisht në Britani vitin e kaluar, duke u hedhur nga një mur 6 metër i lartë. Së fundmi, mediat e huaja kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi më 15 gusht në Enfield.

I riu shqiptar kishte shkuar tek një i afërm i tij, por mëngjesin e asaj dite tragjike, u ngjit pa bluze dhe pa këpucë në mur dhe më pas u hodh.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë. Policia ka zbuluar se një natë më parë, 33-vjeçari kishte ngrënë darkë me kushëririn dhe të fejuarën e tij në apartamentin e këtyre të fundit. Kushëriri ka treguar gjatë hetimeve se nuk ishte në dijeni të ndonjë sëmundje mendore të Kacit.

“Isha në shtëpi me të fejuarën. Hëngrëm darkë. Gojarti ishte gati për të shkuar për Rumani, e kaloi natën tek shtëpia jonë. Ai qëndroi gjatë gjithë natës duke folur me të ëmën dhe u duk të ishte në paranoja pasi thoshte vazhdimisht: ‘ata do të më vrasin”, tha ai. Kushëriri rrëfeu se Kaci foli me të ëmën deri në orën 1:00 pas mesnate. Pastaj në orën 4:00 të mëngjesit doli për të mos u kthyer më.

Mjeku ligjor ka shpjeguar se nuk ka prova të mjaftueshme për të përcaktuar nëse i riu u vetëvra apo jo. “Kaci ra nga një lartësi e madhe. Nuk ka asnjë shpjegim për veprimet e tij të cilat janë filmuar nga kamerat e sigurisë. Për arsye që nuk kuptojmë, ra. Nuk ka arsye pse duhet ta merrte këtë veprim”, ka shpjeguar ai.

 

Share With:
Translate »
332 Views