Mami i Gigit tani del në shëtitje me të dashurin e ri dhe me mbesën e vockël

Vogëlushja e Gigi Hadid dhe Zayn Malik po kalon kohë së fundmi me gjyshen e saj. Yolanda Hadid dhe i dashuri i saj, Joseph Jingoli kanë shëtitur së bashku në rrugët e New York me Khain.

Yolanda është fotografuar duke treguar vëmendjen maksimale gjithë kohës tek mbesa, duke e bërë kështu më së miri detyrën e saj si gjyshe. Ajo kishte veshur një veshje në ngjyrë të zezë dhe është parë se duke u kujdesur për Khain ka biseduar edhe me Joseph.

Në muajin janar, me një foto të ëmbël me mbesën në krahë, Yolanda tregoi se i kishte munguar kjo ndjesi teksa kujdeset me shumë përkushtim për më të voglën e shtëpisë.

Share With:
Translate »
337 Views