Mami i ka dhënë një këshillë Lori Hoxhës dhe bëjmë mirë ta zbatojmë të gjithë!

Trashëgimtarja e Top Channel është bërë shpesh pre e komenteve jo fort dashamirëse nëpër rrjetet sociale.

Lori Hoxha sulmohet nga ndjekësit në instagram, herë për jetën e saj të luksit, e herë për aludimet se ka bërë disa ndërhyrje në fytyrë, duke u kthyer në një prej figurave publike, për të cilën gjithmonë gjithkush ka një koment.

Por, duket se vajza e madhe e familjes Hoxha e ka gjetur zgjidhjen, për të mos u ndikuar aspak nga këto komente, pasi ajo mban ‘vëth në vesh’ një këshillë që mesa duket ia ka dhënë nëna e saj Vjollca Hoxha.

“5 nga 5 rregullat..Nëse nuk do të të shqetësojnë në 5 vjet, atëherë nuk ia vlen të harxhosh më shumë se 5 minuta, për të të mërzitur”, ka shkruar Lori në një postim në Instastory, të cilin ia referon së ëmës.

Fashionistja ka treguar se është shumë e lidhur me familjen e saj, dhe se në shtëpië e tyre flitet shumë për çdo shqetësim, apo problem që mund të ketë një pjestar i familjes, ndaj me siguri edhe kjo këshillë e dhënë nga mami Vjollca, do të jetë një nga të shumtat këshilla, të cilën duket se Lori e zbaton me përpikmëri. Dhe sa mirë bën!

Share With:
Translate »
1063 Views