Mami i Kiarës apo Mami i Luizit do të kujdeset për vogëlushen pasi të lindi?

Luiz Ejlli e ka nisur vitin 2024, duke folur më shumë për planet e tij si në jetën private, ashtu edhe atë profesionale. Artisti, në një ndër intervistat e tij të rralla, ka zbuluar jetën e re, tashmë si baba në pritje, por nuk ka lënë pa përmendur as armiqësitë e reja.

Edhe pse u insistua nga moderatorët e programit, ai nuk tregoi për emrin që do t’i vendosin vajzës që pritet të vijë në jetë.

“Ai fëmijë është i joni, por e ndjej se është edhe një pjesë shumë e madhe e shqiptarëve se që prej fillimit. Unë e shikoj që kanë ardhur kohë të vështira, du me ia vën emrin skedinë që të mos e kapë kush kurrë. Ju keni për ta provu edhe vetë, pjesa më e bukur në të gjithë këtë është që kur të thotë bashkëshortja, në këtë rast Kiara që thotë zemër si do ia vëmë emrin, të pyet kot, ajo e ka ndarë mendjen, gjoja kot ta dhashë një alternativë.

Ju duhet të pyesni Kiarën, unë i kam thënë vetëm kaq, vetëm të jesh ti mirë, të jetë vajza mirë, unë s’do e thërras kurrë në emër sido që t’ia vesh ti, ajo do të jetë gjithmonë princesha e babës, vija ti si të të vijë më mbarë”, tha ai.

Luiz Ejlli nuk la pa prekur edhe spektaklin që e ktheu në personazhin më të komentuar nga publiku.

“Vit i madh për mua është vetëm 2024 sepse bëhem babë, e di i madh dhe i vogël është një emocion i jashtëzakonshëm, më ka ndryshuar jetën. Në vitin 2024 do të jem me njeriun e jetës dhe me vajzën tonë”, u shpreh Luizi.

Një debat virtual është krijuar mes tij dhe Ermal Mamaqit, ndaj fituesi i “Big Brother”, nuk mund ta linte me aq. Pak kohë më parë Ermal Mamaqi ishte i ftuar në një program televiziv ku teksa u pyet për aftësitë e Luiz Ejllit në aktrim, dha një përgjigje ironike. Ai u përgjigj se Luizi është aktor më i mirë sesa këngëtar, deklaratë që nuk u prit mirë nga fansat e këngëtarit. Ky i fundit ishte i ftuar në të njëjtin program, ku ia ktheu flakë për flakë Ermalit.

“Unë nuk jam i kësaj fushe që të them jam aktor i mirë apo jo, por mund të them realisht që edhe ai është shkrimtar shumë më i mirë sesa humorist. Sepse e mbaj mend kur ka qenë panairi i librit, ka pas shkruar një libër ky edhe isha duke pirë kafe, pashë njërin që kaloi me librin e tij në dorë. Duke e ndjekur me sy shkoi u ul në trotuar, nxorri stolin e filloi duke i grisur faqet të shiste gështenja”, ia ktheu Luizi po me ironi.

I pyetur nëse do të kthehet e ëma në Shqipëri për t’i rritur vajzën, Luizi tha që për momentin ajo ndodhet jashtë vendit nën kujdesin e mjekëve, megjithëse sipas tij nëna gjithmonë i thoshte që të bëjë një fëmijë për t’ia rritur ajo.

“Nëna për momentin është nën kujdesin e mjekëve, atje është afër motrës. Gjithmonë më thoshte bëje një fëmijë që ta rris unë, tani i them jepi erdhi koha”, tha ai.

Nga ana tjetër, këngëtari nuk la pa përmendur edhe babain e tij të ndjerë, ku mes lotësh Luizi tha se është i gatshëm të lërë çdo gjë që ka arritur vetëm që ta takojë 5 minuta për ta parë se ku ka arritur i biri.

“Jam gati të lë çdo gjë, që askush të mos më njoh në rrugë vetëm të takoja babain tim 5 minuta të shikonte se çfarë kam sot, ku kam arritur”, u shpreh ai i përlotur.

Share With:
Translate »
73 Views