“Mami nuk më foli për tre muaj”, Rudina Dembacaj zbulon situatën e komplikuar që ka kaluar

Rudina Dembacaj është një aktore mjaft e dashur e humorit. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në programin “Rudina”, së bashku me motrën e saj ku kanë folur për lidhjen e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën.

Ndër të tjera, Rudina tregoi edhe një situatë që ka qenë paksa e komplikuar. Ajo zbuloi momentin kur nuk foli për një kohë me nënën dhe pjesën tjetër të familjes së saj.

“Motra ime dhe një nga djemtë e xhaxhallarëve, Iliri, kanë qenë të vetmit që më kanë folur, se as mami që po na ndjek tani, nuk më ka folur për tre muaj me gojë. Më mbajtën qëndrim se u dukej një gjë e tmerrshme dhe motra ka qenë mbështetja kryesore, patjetër, hap pas hapi. Si ja thashë? U ula dhe i thashë unë e dua këtë njeriun, tani zgjidhe vetë. Edhe ika vazhdova” – tha Rudina, duke shtuar se “Reda e kishte njohur Markun, por sidoqoftë ishte situatë e komplikuar. Shumë e komplikuar. Marku, tre fëmijët, unë, goca, nuk ishte një bashkim kaq i thjeshtë, mosha jonë, statusi që kishim si unë dhe Marku, ishte pak e vështirë ta kuptonin të gjithë. Por kjo nuk kishte asgjë të komplikuar, përveç ndjenjave të mia që mund t’i kuptonte vetëm Reda”, tha Rudina gjatë fjalës së saj.

Share With:
Translate »
84 Views