Sa jane rritur! Genta na tregoi foton e binjakëve dhe sytë zemra

  1. Këngëtarja e njohur e showbiz-it, Genta Ismajli u bë nënë për herë të parë më 21 janar të këtij viti. Së bashku me partnerin e saj turk, Usta janë bërë prindër, por me një lumturi të dyfishtë, pasi familjes së tyre i janë shtuar tanimë dy anëtarë të rinj, një vajzë dhe një djalë.

Genta nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram para pak muajsh publikoi një foto të dy veshjeve të binjakëve dhe gjithashtu zbuloi edhe një detaj tjetër, emrat e binjakëve të saj. Emrat e bebeve janë Icon dhe Blue Ivy.

E vetëm pak orë më parë, artistja ndau me ne një foto shumë të ëmbël të portretit familjar së bashku me bashkëshortin dhe dy binjakët e saj dhe mund të themi me plot gojë se na i bëri ‘sytë zemra’.

Share With:
Translate »
88 Views