Manastirliu: Pishinat dhe këndet e lojërave do të qëndrojnë mbyllur!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një intervistë për “ABC News” është shprehur se pishimat dhe këndet e lojërave do të qëndrojnë mbyllur për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Ne si qeveri vijojmë të zbatojmë planet dhe skenarët. Kam pasur një mbledhje me Këshillin Teknik të Ekspertëve dhe kemi diskutuar për aktivitete që nuk janë ende të lejuara.

Pishinat dhe këndet e lojërave janë në aktivitetet e mbyllura. Kemi diskutuar protokollet e sigurisë. Komiteti po vlerëson një protokoll të posaçëm. Përpara 1 jave hapëm transportin publik. Kemi vendosur masa të rrepta sepse ka rrezikshmëri të lartë. Kemi shumë punë, dhe përgjegjësi. Duhet të mendojmë për shëndetin pastaj për ekonominë,” tha Manastirliu.

Share With:
Translate »
599 Views