Marget është “gati” për në pasarelë dhe meritat për këtë i takojnë vetëm teze Luanës
Shtëpia e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit jehon që prej nëntorit të 2021-sht nga të qarat, buzëqeshjet dhe belbëzimet e para të Margetës, thesarit të tyre. Sigurisht që kjo është periudha më e bukur për çiftin, jeta e të cilit ka ndryshuar katërçipërisht nga ardhja në jetë e saj, por edhe për pjesën tjetër të familjes, sidomos për teze Luanën.
Moderatorja e njohur poston herë pas here në rrjetet e saj sociale fotografi dhe momente nga rritja e saj, por videoja e fundit na shkriu zemrat të gjithëve dhe me siguri do t’ju bëjë të ktheheni pas në kohë. Nuk e dimë sa nga ju e mbajnë mend paradën në shtëpi me buzëkuqin dhe fustanet e mamit? Eh, kujtime kaq të dlira nuk kthehen më! Mirëpo në rastin e Margetës së vogël, ecejaket e para majë takave nuk po i mëson nga mami Marina, por teze Luana.
Kjo e fundit ka postuar një video ku tregon se mbesa e saj është gati për të parakaluar në ndonjë sfilatë, pasi ecën tamam si një profesioniste majë stiletto-ve nude të moderatores. Madje Marget duket se nuk i ka aspak problem centimetrat, pasi arrin “t’i manovrojë” me suksese takat e larta dhe pasi të shihni imazhet e mëposhtme do të na jepni të drejtë.