“Po p*dhin e mamit tënd e ke parë”/ 30-vjeçarja dhunon të bijën në Sarandë, përdor dhe fjalë të pista

Një denoncim tronditës ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA. Familjarja e një 30-vjeçareje në Sarandë, ka dërguar në redaksinë e JOQ pamjet, ku dhunohet një vajzë e mitur nga mamaja e saj.

Mësohet se 30-vjeçarja, me iniciale B.C dhunon vajzën e saj të mitur në një dhomë, teksa filmimi bëhet nga dhoma tjetër.

Familjarja e afërt e 30-vjeçares, tregon se kjo nuk është hera e parë, madje është denoncuar edhe në polici dhe çështja është nën hetim.

Sipas dëshmisë për JOQ ALBANIA, shtetasja B.C është e divorcuar dhe jeton me familjarët e saj, por sjellja nuk është aspak normale, pasi ajo denoncon dhe kërcënon të gjithë familjen e saj.

Bëhet me dije se dhuna ndaj vajzës së mitur ka ardhur, pasi mamaja ka marrë vesh se të bijës i kanë thënë që “mamaja jote ka të dashur” dhe ajo nuk i është përgjigjur “siç duhet”. Nëse e shikoni dhe e dëgjoni videon me kujdes, nga goja e 30-vjeçares dalin disa fjalë të pista.

Ajo e këshillon me shuplaka të bijën që herës tjetër t’u përgjigjet më mirë atyre që i përmendin mamanë.

Më tej, familjarja shton se 30-vjeçarja kërcënon edhe prindërit dhe vëllain, duke i thënë se do ju denoncoj sikur më dhunoni.

 

Share With:
Translate »
132 Views