Marina Vjollca nis sezonin e ri në “Klanifornia” dhe komenton pritjen e ëmbël

Të gjitha pritjet kanë një kuptim, ndoshta sepse të gjithë ne jemi në pritje të dikujt a diçkaje; një rritje page, një punë e re, një projekt, një dashuri, një ditë më e mirë apo… një pritje e ëmbël…

Marina Vjollca e nisi sezonin e ri në “Klanifornia” mbrëmjen e sotme dhe barku i rrumbullakosur ishte i dukshëm dhe shumë elegant pas fustanit saten që ajo kishte zgjedhur për të prezantuar natën e parë të sezonit të ri.

Sapo u prezantua me publikun, ajo tha se pritjes së tij për “Klanifornian” i erdhi fundi, por paralel me këtë s’mund të rrinte pa komentuar edhe pritjen e saj “pritjen më të bukur në botë”, siç e quajti ajo: “Kështu që këtë sezon nuk ta prezantoj vetëm”, – tha Marina duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Nëse po mendonit se do të zbulonte gjininë e bebit me këtë rast, nuk ndodhi. Me siguri, edhe këtë lajm e ka rezervuar për ta ndarë me të gjithë në një moment të dytë.

Share With:
Translate »
176 Views