Marrdhëniet mbeten të acaruara, Caitlyn injoron Khloe

Caitlyn Jenner ndau dje për “Ditën e nënës” një urim për të gjitha nënat që janë pjesë e jetës së saj. Ajo i përmendi të gjitha nënat e familjes Kardashian-Jenner, por jo Khloe-n. Konflikti mes Khloe dhe Caitlyn është i njohur tashmë, që prej kohës që ajo rrëfeu se nuk fliste me Khloe prej 2 vitesh. Nga ana tjetër, Khloe ka deklaruar se as lindja e të bijës nuk do t`i ndyshonte gjërat mes saj dhe Caitlyn.

Dhe në fakt kështu ka ndodhur, Caitlyn i ka uruar të gjitha, madje edhe Kris-in dhe Kim-in, por nuk e ka përmendur fare Khloe-n, e cila sapo është bërë nënë. Për “Ditën e nënës”, Caitlyn ka ndarë edhe disa foto të Kylie-t dhe Stormi-t që nuk ishin publikuar më parë.

Share With:
Translate »
653 Views