Greqi, nëna dhe vajza shqiptare mbysin foshnjen e porsalindur

Një 19 vjeçare shqiptare dhe nëna e saj, 54 vjeçare, janë arrestuar pasi akuzohen se pasi kanë mbytur të porsalindurin e kanë flakur në koshat e mbeturinave në Petropulis në verilindje të Athinës: Ato kanë pranuar krimin makaber, shkruajne mediat greke.

Vajza kishte pasur një marrëdhënie me një djalë me të cilin ishte ndarë dhe nuk i kishte treguar për shtatzëninë. As nëna e saj nuk kishte kuptuar herët shtatzëninë e vajzës.

Në ditën e lindjes, adoleshentja nuk ka shkuar në spital por ka lindur në shtëpi me ndihmën e të ëmës.
Adoleshentja ka mbytur të voglin duke i mbyllur gojën që të mos qante dhe e ka mbytur me duar, shkruajnë mediat greke. Më pas foshnja e pajetë u hodh me një qese të zezë në koshin e plehrave.

Më 26 shkurt 2018, kufoma u zbulua rastësisht. Nisën hetimet për të zbuluar se kush mund të kishte kryer atë krim të tmerrshëm. Rezultatet e analizës së ADN-së të cilat dolën dje, zbuluan se i kujt ishte fëmija dhe më pas adoleshentja dhe nëna e saj u arrestuan.

*Në foto dy autoret e krimit

Share With:
Translate »
2993 Views