Martohet motra e Almeda Abazit, dasmë e madhe në Kosovë

Dy vite më parë Almeda Abazi i dha fund beqarisë me Tolgahan Sayisman, ndërsa tani është radha e motrës së saj, Ildës, që të kurorëzojë dashurinë me martesë. Ilda ka disa vite që po jeton një histori të bukur dashurie me basketbollistin turko-kosovar Kenan Sipahi dhe pritet që së shpejti ata të organizojnë dasmën e tyre.

“Prive.al” ka mësuar se dasma e çiftit do të mbahet vitin e ardhshëm dhe ata të dy kanë zgjedhur Kosovën për të celebruar dashurinë e tyre. Detaje të tjera nuk bëhen ende të ditura, por me siguri kjo do të jetë një nga dasmat më të bukura dhe luksoze që do të mbahen në 2020. Ndërkohë së fundmi edhe Almeda e Tolgahan kanë vizituar Kosovën për të diskutuar së bashku me ministrin e Kulturës për bashkëpunimet e mundshme në kinematografi me Turqinë.

View this post on Instagram

🙏🏻❤️

A post shared by Ilda Abazi (@ildabazi) on

Share With:
Translate »
702 Views