Pas lajmit për pritjen e ëmbël, këngëtarja e njohur martohet në fshehtësi

Cassie dhe Alex Fine kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë pasditen e së mërkurës.

Krijuesja e hitit “Me & You”, 33 vjeç, emri i plotë i së cilës është Cassie Ventura, u martua me trainerin e fitnesit, 26 vjeç, i cili njoftoi se po presin fëmijën e tyre të parë në qershor.

Ata njoftuan fejesën e tyre muajin e kaluar, ndërsa një muaj më pas lidhën kurorë në një ceremoni intime në Malibu.

Këngëtarja e cila ka qenë e lidhur me të famshmin P Diddy nga viti 2007 deri në vitin 2018, dukej e mahnitshme e veshur me një fustan me supet jashtë që i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur.

Cassie dukej e mahnitshme me vellon e thurur të hedhur në flokët e saj të lëshuar.

Dasma vjen pas ndarjes së bujshme me Diddy-n me të cilin kishte 11 vjet e lidhur. Megjithatë ndarja ishte miqësore, pasi këngëtari i dërgoi një urim të përzemërt ish-it për pritjen e ëmbël.

Share With:
Translate »
486 Views