U martuan një javë më parë, Veliaj publikon fotot e martesës së djalit të Bashkim Finos

Redi Fino, djali i politikanit Bashkim Fino i dha fund beqarisë duke lidhur kurorë me vajzën e një tjetër zyrtari, gazetarit Gëzim Podgorica, ish-drejtor i ATSH.

Dasma u zhvillua jashtë syrit të medias rreth një javë më parë, por sot, kryebashkiaku Erion Veliaj publikon fotot e çiftit dhe disa foto me politikanin e PS, duke qenë ai zyrtari i lartë që ka celebruar çiftin në zyrën e vet në bashki.

‘Shumë urime Redi Fino dhe Edlira Podgorica, teksa nisni udhëtimin më të bukur të jetës suaj bashkë. I lumtur për miqtë e mi Bashkimin e Gezimin tek shohin fëmijët e tyre të krijojnë familjen më të re të Tiranës. Të trashëgohen’, shkruan Veliaj në rrjetet sociale, duke publikuar dhe fotot.

Share With:
Translate »
895 Views