Masakër në banesë, vriten çifti dhe tre fëmijët
Një masakër e tmerrshme ka ndodhur në një shtëpi private në veri të Francës, ku 5 anëtarët e një familje janë vrarë. Prindërit dhe 3 fëmijët e tyre janë qëlluar për vdekje. Ata u gjetën të pajetë brenda shtëpisë së tyre në rajonin Aisne, në Nouvion et Catillon. Fëmijët e vrarë janë dy djem dhe një vajzë, ndërsa çifti është rreth të 50-tave. Shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë nuk dihen ende. Policia franceze ka nisur hetimet për të zbardhur këtë masakër. /tvklan.al