Vajza 6-vjeçare akoma pi qumësht gjiri! Duket se ka një arsye mjaft të mirë për ta bërë!

Dhe nuk ka plane për t’u ndalur…

Vajza gjashtëvjeçare e Denise Sumpter, Bella vazhdon akoma të ushqehet me gji dhe nëna e saj pohon se nuk ka për t’ia ndalur deri sa vajza e saj të vendosi vet për këtë.

“Unë do të vazhdoj ta ushqej Belle-n për sa kohë që ajo e kërkon”, thekson nëna 44 vjeçare për Daily Mail. Belle nuk mbështetet vetëm në qumështin e Denise. Vajza e vogël thith qumështin e gjirit diku nga dy herë në ditë e deri në një herë në javë. Ndonjëherë, ajo shpreh dëshirë të bashkohet me vëllain e saj 18 muajsh në ushqimin e njejtë të gjidhënies. Ka raste kur vetvetiu e kërkon gjirin e nënës për t’u ushqyer.

Nëna e saj e arsyeton se nuk ka asgjë të keqe këtu, unë ushqej fëmijët e mi sipas kërkesës dhe jam e gatshme sa herë që kanë nevojë. Ajo pohon se qumështi i gjirit i ndihmon fëmijët e saj të jenë të shëndetshëm, duke thënë se pothuajse kurrë nuk janë sëmurë dhe se i ndihmon të flenë mirë.

Megjithëse Denise ka pasur shumë komente negative nga miq e familjar pse vazhdon akoma me gjidhënie, por ajo është e prerë në vendimin e saj dhe mburret me përfitimet e shumta të shëndetit që ofron qumështi i gjirit. Ajo poashtu thekson se njerëzit mendojnë se vajza e saj mund të krijojë varësi nga ajo, por ajo e kundërshton këtë duke thënë se vajza e saj është shumë e pavarur dhe nuk ka varësi nga qumështi i gjirit.

Ajo nuk e kishte besuar se do të kishte akoma gji edhe pas sa viteve por për të dhe vajzën e saj është tërësisht e natyrshme. Kështu, për Denise nuk është aspak mundim kjo që po bën sepse fundja po jep përkujdesin e saj ndaj familjes, dhe se do të vazhdojë deri sa t’ua kërkojnë fëmijët. Marrë nga femra.net

 

Share With:
Translate »
894 Views