Policia arreston 9-vjeçarin me autizëm (video)

Pamje shokuese janë filmuar në një shkollë filloreje në Franklin, Indiana të SHBA-së, një ditë më parë. Në video dallohen policët duke i vënë prangat një 9-vjeçari autik pas një sherri në oborrin e shkollës me disa fëmijë që po e tallnin.
Mësuesit kanë lajmëruar policinë më 30 gusht, pasi dy mësues u deshën që të ndërhynin për të ndarë edhe përleshjen e fëmijëve, raporton Daily Mail.
Shkolla u mbyll deri në momentin që policët erdhën dhe arrestuan të miturin duke e akuzuar për dhunë. Pas incidentin mëuesit njoftuan edhe prindërit e të miturit, babai i të cilit mbërriti përpara policisë në ambientet e shkollës, por kur ata po i prangosnin djalin ai vendosi edhe të filmonte pamjet e mëposhtme për të vënë më në dukje mizorinë që po kalonte i biri.
Më pas ai është shoqëruar në ambientet e policisë dhe pas 20 minutash djali është liruar, por sipas babait të tij ai është traumatizuar nga vendosja e prangave dhe se ndaj fëmijëve të tjerë ai kishte vepruar në vetëmbrojtje pasi po e ngacmonin.

Share With:
Translate »
749 Views