Koronavirusi ka qenë një periudhë shqetësuese dhe plot stres dhe pasiguri për të gjithë.

Për fëmijët e vegjël, idelja e mësuesve të maskuar dhe një mënyrë e re e mësimdhënies mund të jetë më shqetësuese.

Këto shkolla fillore kanë menduar disa metoda mjaft efikase për të lehtësuar mendjen e nxënësve, duke ruajtur standartet e mira të higjenës.

Nga mburojat e personalizuara të fytyrës dhe deri të stacionet e pushimit, mësuesit janë përgatitur për fillimin e shkollës.

“Ka pasur kaq shumë ndryshime në jetën e tyre  dhe të gjitha masat e reja të sigurisë mund të jenë pak mbingarkuese”- tha Katie Wosley, një mësusese në shkollën fillore.

Të gjithë mësuesit kanë personalizuar mburojat e fytyrës për t’i bërë ato të duken më pak të frikshme për nxënësit.

Znj. Ëolsey e ktheu maskën e saj në një kurorë me shkëlqim dhe me letra me ngjyra, ndërsa mësuesit e tjërë e zbukuruan me pëlhura të ndritshme.

Ekziston një sistem i ri për të kufizuar kontaktet midis nxënësve, prandaj mësuesit kanë menduar “stacionet e pushimit”.

Sheshi i lojërave është ndarë në zona të caktuara për nxënësit dhe koha e fillimit të shkallëzuar do të thotë që klasat nuk mblidhen kurrë së bashku në një zonjë të caktuar.

Në Shkollën Fillore Ballywalter, në Gadishullin Ards, sheshi i lojrave është zbukuruar me zemra që janë 2 metra larg njëri- tjetrit në mënyrë që prindërit të mund të distancohen në kohën kur fëmijët dalën nga shkolla.

Shirita e ylberit është përdorur në klasa për të shënuar vendet e rreshtimit