Greqi / Mësuesja shqiptare: Prindërit u flasin fëmijëve greqisht në shtëpi

Valbona Kristina Muçi është mësuese e gjuhës shqipe në Kretë të Greqisë, ajo ka qenë e ftuar për një intervistë në lidhje online nga Albanian Culture TV.

Valbona shprehet se ka 22 vite që jeton në Greqi nga të cilat 12 i ka në Kretë dhe vitet e tjera në Korintho.

Cila ishte aryseja që u bëri të shkonit në Kretë?

Ishte martesa me tim shoq i cili kishte vite që jetonte në Kretë dhe u detyrova që të lija Korinthon. Dha tani jetoj në ishullin më të bukur të Greqisë.

Greqia është një nga vendet me numrin me te madh të shqiptarëve?

Do të thoja se të paktën nga statistikat që di unë, janë 30 mijë shqiptarë në Kretë.

Pra mund të vijë edhe unë në Kretë dhe të flas shqip pa frikë, 1 në 4 persona do të më kuptojë?

Patjetër, nuk ka më frikë apo turp shqiptari që të flasë gjuhën e tij. Unë kënaqem kur dëgjoj brezin e ri që është lindur dhe rritur në Greqi dhe flet shqip pa komplekse. Dikur nuk ishim aq të lirshëm, tashmë nuk ka problem, flitet më e bukur se kurrë.

Mendoj që një rol të madh keni luajtur edhe ju, trupa mësimore që më shumë dëshirë, vullnet dhe atdhedashuri ju futët kësaj rruge ku në kohën e lirë keni dhënë mësime të gjuhës shqipe.

Sëbashku me disa mësuese të tjera vazhdojmë që të japim mësime të gjuhës shqipe, fëmijët janë shumë të interesuar edhe ndaj kulturës shqipe.

Kam frikë se pjesëmarrja në këto shkolla nuk është e madhe çalon pak, ku është e keqja?

Këtu ku jam unë funksionojnë 4 klasa, gjithsej 60 fëmijë. Numri mund të ishte më i madh, por disa familje nuk interesohen. Dhe akoma nuk e kuptojnë se përse fëmija e tyre duhet të mësojë gjuhën shqipe, fëmija tyre është shqiptar dhe duhet ta dijë gjuhën. Madje në shtëpi disa u flasin edhe greqisht.

Edhe pse vonë ne na u dha e drejta që të jepet mësimi i gjuhës shqipe nëpër klasat e shkollave greke. Kjo është një fitore, një sukses shumë i madh.

A ka pasur ndihmë nga shteti shqiptar?

Në dy vitet e fundit baza materiale është siguruar nga ata, vetëm baza materiale.

Share With:
Translate »
369 Views