Njihuni me mamanë e ish-banorit të “Big Brother Albania” që ka takuar Brad Pitt, Sarkozy, Carla Bruni, e shumë të tjerë të famshëm
“Big Brother 4” ka pasur shumë personazhe që janë shquar për protagonizmin e tyre e një ndër to ka qënë dhe Toros.
I njohur për tipin e tij energjik jo vetëm brenda lojës, por edhe pas daljes nga ky “reality show ”, Toros është një nga ato personazhe që qëndron shumë aktiv në rrjetet sociale duke treguar copëza nga jeta e përditshme dhe udhëtimet.
E nëse e ndiqni atë në “Facebook” me siguri jeni familjarizuar dhe me mamanë e tij pasi ish banori i Big Brother poston shpesh foto me të duke qenë se kanë një lidhje shumë të fortë së bashku.
Së fundmi mamaja e Toros është takuar me yllin kinematografik Brad Pitt dhe sigurisht që ky moment nuk mund të kalonte pa disa shkrepje të mira të realizuara nga Toros.
Kjo nuk është hera e parë që mamaja e ish banorit të Big Brother takohet me persona të famshëm. Ajo dhe Toros kanë pasur edhe fatin të takojnë Sarkozi dhe Carla Brunin në hollin e një hoteli në Itali.
Padyshim që shumë persona do donin të ishin në vendin e mamasë së Toros!