Matchy-matchy del nga moda, Beyonce dhe e bija thyejnë trendin duke u veshur me ngjyra në kontrast të fortë
Vitet e fundit kemi parë shumë nëna dhe bija që zgjedhin të vishen, grimohen dhe stilohen njësoj. Por Beyoncé dhe Blue Ivy Carter vendosën të thyejnë këtë trend në mënyrën më elegante të mundshme në Grammy Awards 2025.
Në një mbrëmje plot shkëlqim, ku Beyoncé u shpall fituese e çmimit për Albumin më të Mirë të Vitit me Cowboy Carter, ajo dhe e bija e saj 13-vjeçare shkëlqyen me dy pamje krejtësisht kontrastuese.
Blue Ivy tregoi se po rritet dhe po krijon stilin e saj unik. Ajo u shfaq me flokë kaçurrela e me kaçurrela afrikane, të ndriçuara nga reflekset në ngjyrë bakri. Ndërkohë, Beyoncé kishte flokë super të drejtë dhe platin, duke sjellë një kontrast të fortë mes dy gjeneratave.
Edhe në grim, ndryshimi ishte i dukshëm: Beyoncé zgjodhi buzë nude për një pamje natyrale dhe elegante, ndërsa Blue Ivy eksperimentoi me tone të errëta dhe të sfumuara, duke ndjekur trendet e fundit të pasarelave.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte manikyri ekstravagant i Blue Ivy-t: një french manicure në nuanca vjollcë/lejla, i kombinuar në mënyrë perfekte me fustanin e saj.
Kjo paraqitje tregoi se Blue Ivy nuk është më thjesht “vajza e Beyoncé-s” – ajo është një ikonë në formim, me një stil të guximshëm që reflekton personalitetin e saj unik.