Matchy-matchy me pizhama, Bora dhe Arbori po festojnë ditën e veçantë dhe ne u emocionuam

Në prag të festave të fundvitit, atëherë kur të gjithë njerëzit janë të prirur të bëjnë bilance për një tjetër vit kalendarik që po lëmë pas krahëve, me siguri që për Bora Zemanin bilanci është më shumë se pozitiv. Sapo përfundoi një eksperiencë të rëndësishme si moderatore në krahë të Ardit Gjebreas dhe Klaudia Pepës në skenën e “Kënga Magjike”, ndërkohë që debutoi si prezantuese, këngëtare dhe kërcimtare.

Por, veçmas karrierës profesionale, Bora ka edhe një aspekt tjetër me të cilin e ka fort të lidhur jetën e saj. Ai është Arbori, biri i saj! Sot, është një ditë e shënuar dhe ajo ka shumë arsye për të festuar dhe për t’u ndjerë me shpirtin plot. Dhe motivi parësor nuk janë festat, por ditëlindja e katërt e Arborit të vogël.

Mami Bora, në këtë ditë speciale nuk mund t’i zbeh emocionet, ndaj ka preferuar që urimin dhe dedikimin e ndjerë prej nëne, ta bëjë në profilin e saj në instagram. “Fiks para katër vitesh erdhe në botën time!12/12/2014 Faleminderit Zot për këtë ditë! Djali im, shoku im i ngushtë, thesari im, dhurata më e bukur! Nuk ta them dot me fjalë sa të dua. Uroj vetëm shëndet e lumturi për ty! Happy birthday my all”!

Share With:
Translate »
680 Views