Rozana Radi zbulon një sekret që askush nuk e dinte më herët, ja çfarë kuptimi ka emri i saj

Rozana Radi është një nga ato artiste që nuk flet për jetën private, madje e ruan atë me shumë fanatizëm. Por këtë herë, këngëtarja i ka dhënë mundësinë të gjithë fansave që të zbulojnë më tepër rreth saj. Rozi ka përdorur një mënyrë shumë origjinale që është njëkohësisht një nga trendet e momentit, “pyetjet” në “Instagram”.

“Jemi në këndin e pyetjeve” shkruan Rozana, ndërsa të gjithë kanë shpejtuar për t’i dërguar shumë të tilla. Mes tyre, ka pasur dhe nga ata që kanë qenë kurioz për emrin e veçantë të këngëtares. “Kush ta ka vendosur emrin dhe çfarë kuptimi ka?”, pyet njëri prej ndjekësve.

Artistja nuk ka hezituar t’i jap përgjigje, duke zbuluar kështu dhe një detaj që askush nuk e dinte më herët. “Gjyshja ime më ka vënë emrin e sajë. Ajo quhej Roza mua, ma vuri Rozanana”, shkruan Radi.

Share With:
Translate »
589 Views