Mbani lotët dhe dëgjoni këngën që Irma Libohova i ka kushtuar të birit

“Kush ka vajza botën ka”, është kënga e saj e famshme që është kënduar në çdo gëzim të mundshëm në familjet shqiptare. Irma Libohova e ka kënduar me aq zemër atë këngë, edhe pse vetë nuk e kishte provuar ndjesinë e të qënit nënë e një vajze. Por edhe pse me vonesë, repertorit të saj të shkëlqyer nuk mund t’i mungonte një këngë për të birin, të vetmin e saj. Një baladë e ndjerë që padiskutim që do të bëhet refren i shumë prindërve që kanë djem. Para pak kohësh këngëtarja humbi bashkëshortin, por kjo nuk e pengoi të vazhdojë karrierën muzikore. “Bekimi i nënës” është kënga e saj e fundit që mund ta ndiqni më poshtë e shoqëruar edhe me një videoklip. Por më parë ju këshillojmë të mbani lotët. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
2852 Views