E verbër dhe e braktisur nga fëmijët, nëna ka vetëm një kërkesë

Drita Muho është e verbër. Ajo humbi shikimin dy vite më parë pasi për shkak të vështirësive ekonomike nuk mundi të kurohej.

55-vjeçarja jeton në kushte të mjerueshme në një dhomë në lagjen 3 në Cërrik. Pasi u nda nga bashkëshorti 15 vite më parë, Drita u braktis edhe nga dy vajzat e saj.

“15 vjet që jetoj vetëm. Kam dy vajza që jetojnë në Greqi. Nuk vijnë fare këtu, nuk më dërgojnë asnjë ndihmë. Janë pa letra andej dhe nuk vijnë dot. Unë s’i njoh fëmijët, kam 15 vite”, tregon Drita.

Drita ushqehet vetëm nga mëshira e fqinjëve dhe janë po ata që i blejnë ilaçet. Nuk janë të pakta rastet, kur rrëzohet për shkak të mungesës së shikimit dhe fqinjët e gjejnë pas disa ditësh.

Por pavarësisht të gjitha vështirësive Drita kërkon vetëm ndihmë për t’iu kthyer shikimi, sepse vetë ajo nuk e përballon koston e operacionit.

“Të më çojnë për të bërë një operacion për të ma bërë jetën pak më të lehtë”, kërkon ajo.

Fatkeqësitë nuk do të kishin fund për 55-vjeçaren, së cilës banesa iu dogj tërësisht 8 vite më parë. Sipas saj, megjithëse dokumentacioni u plotësua, Drita nuk mori asnjë dëmshpërblim nga shteti.

Share With:
Translate »
683 Views