Mbesa e Lecit bën tatuazh përqafimin e tij

Lea Krajkova, mbesa e humoristit të ndjerë, Ibrahim Krajkova-Leci, ka bërë një tatuazh dedikuar gjyshit të saj tashmë të ndjerë.

Ajo ka vendosur që ta bëjë tatuazh një foto, ku shihet duke u përqafuar me gjyshin e saj, Lecin.

Sot, e përgjithmonë. Për ty gjysh…”, ka shkruar Lea.

Ndryshe, Ibrahim Krajkova i njohur si Leci ndërroi jetë në moshën 67 vjeçare.

Leci kishte lindur më 3 prill të vitit 1948 ndërsa karrierën e tij si humorist e kishte filluar në moshë të hershme.

Ai bashkë me Cimen e Qumilin u bënë pjesë e çdo familje kosovare në fund të viteve të 80-ta dhe të 90-ta.

Për më shumë se 20 vjet Ibrahim Krajkova ishte pjesë e estradës së Kosovës, e edhe ditët e fundit të jetës së tij, ai i kaloi me miq afër vetes.

Share With:
Translate »
154 Views