Mbesa e Parashqevi Simakut ka trashëguar talentin e hallës së saj? Shihni videon e saj duke kënduar

Këngëtarja Parashqevi Simaku po kalon një periudhë të qetë në New York, nën shoqërinë e familjarëve dhe miqve të saj.

Ka qenë biznesmeni Elton Ilirjani ai i cili e ka ndihmuar dhe ka publikuar shpesh video duke u treguar fansave gjendjen e saj dhe detaje nga ajo që po ndodh me ikonën e muzikës shqiptare.

Së fundmi këngëtarja është vizituar nga mbesa e saj Ina Simaku, e cila ka fluturuar nga Franca ku jeton dhe punon si recepsioniste.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë një video e postuar nga Ilirjani, ku shihet Ina teksa këndon. Duhet thënë se ngjashmëria fizike mes mbesës dhe hallës është shumë e madhe por a ka trashëguar ajo edhe talentin e saj për të kënduar?

Share With:
Translate »
64 Views