“Surprizë!” Kaloi “vitin më të vështirë”, këngëtarja e njohur në pritje të ëmbël

Anne-Marie ka zbuluar një surprizë përmes një videoje shumë të lezetshme: këngëtarja është në pritje të ëmbël!

Lajmi i gëzuar për 33-vjeçaren dhe partnerin e saj, Slowthay, vjen pas “vitit më të vështirë” pasi ai u akuzua për përdhunim.

Reperi 29-vjeçar dhe shoku i tij, Alex Blake-Walker ishin akuzuar për përdhunimin e dy admirueseve pasi  ai kishte përfunduar një performancë. Ai i kishte mohuar të gjitha akuzat dhe në dhjetor u shpall i pafajshëm.

Anne-Marie i qëndroi nëkrah gjatë gjithë periudhës që zgjati gjyqi dhe tani zbuloi se janë në pritje të fëmijës së dytë. “Surprizë”, shkroi ylli i hitit “2002” krah videos ku shfaqet duke kërcyer dhe më pas zbulon barkun e rrumbullakosur.

Çifti ka preferuar që edhe lidhjen ta mbajë jashtë vëmendjes medatike, madje dy vite më parë u martuan në fshehtësi. Ata kanë edhe një vajzë të quajtur Seven që erdhi në jetë në vitin 2024.

Anne-Marie is pregnant! Singer is expecting her second child with her  husband Slowthai as she unveils her baby bump in sweet video | Daily Mail  Online

Share With:
Translate »
44 Views