Mbështetësi i ISIS, thirrje për t’u sulmuar Princi George

Një mbështetës i organizatës terroriste të ashtuquajtur Shteti Islamik, ka deklaruar se Prince George do të jetë në shënjestër të sulmeve terroriste.

Husnain Rashid është akuzuar për nxitjen e terrorizmit duke postuar një fotografi të princit, së bashku me adresën e shkollës së katërvjeçarit dhe një siluetë të një luftëtari të ISIS me mesazhin: As familja mbretërore nuk do të mbetet pa u sulmuar.

Në gjykatë u tha se në shënjestrën e sulmeve terroriste janë vënë edhe parada e Halloween në Nju Jork si edhe stacionet hekurudhore në Australi.

“Ai sugjeroi injektimin e lëndëve helmuese në akulloret e supermarketeve me qëllim helmimin e Princit George”, tha prokurorja e çështjes.

Gjyqi kundër tij pritet të zgjasë gjashtë muaj.

Share With:
Translate »
553 Views